Ja arsenali i gjetur sot gjatë bastisjeve Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka treguar se çka është gjetur sot, më 30.11.2024, në basitjes që u zhvilluar në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se në 10 lokacionet që u kryen bastisjet pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc janë gjetur mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë zolla nga të cilat tri janë të përdorura, tri granata dore, dy armë automatike AK-47.
një revole, municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska thika, të holla në euro dhe në dinarë dhe pajisje të tjera.
Ai tha se në një rast të ndarë në Zveçan janë gjetur dy armë automatike AK-47, tri revole, një armë e gjuetisë, dy armë dekorative, gjashtë karikatorë të AK-47, municione të kalibareve të ndryshëm, uniforma ushtarake, pjesë e sipërme e uniformës së Policisë së Kosovës.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se që nga mëngjesi i sotëm, 30.11.2024, janë arrestuar dhe shoqëruar në Policinë e Kosovës tetë persona.