Home » Tomë Gashi paralajmëron vendimin për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Tomë Gashi paralajmëron vendimin për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

nga World Ks

Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me vendimin final të Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli , Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, i cili pritet të shpallet nesër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka thënë se nëse Gjykata Speciale respekton standardet e drejtësisë, ashtu siç, sipas tij, ka ndodhur në rastet e ish-komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, atëherë edhe katër të akuzuarit në këtë proces duhet të shpallen të pafajshëm.

Standardi i drejtësisë! Nëse Gjykata Speciale i respekton standardet e drejtësisë si në rastin Haradinaj dhe Limaj, atëherë nesër gjykata do t’i shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin”, ka shkruar Gashi.

Vendimi i nesërm përbën fazën përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa pritet me interes të madh në Kosovë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment