U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal
Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës dhe, pas miratimit të pikave të propozuara, mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
RENDI I DITËS
1. Arsyetimi i mungesave.
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, e mbajtur më 30.07.2026.
3. Prezantimi i sesionit informues për monitorimin e performancës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, nga Konsorciumi i përbërë nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Instituti GAP, ATRC dhe CBM.
4. Shqyrtimi i kërkesës së drejtorit të DPUKP-së, z. Gazmend Krasniqi, me nr. 05-104/02-25245/26, dt. 18.08.2026, për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit me nr. 02-020/01-23862/26 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së ngastrës kadastrale P-72614055-02040-0, me qëllim të këmbimit me pjesën nga ngastra kadastrale P-72614055-01448-27, Zona Kadastrale Obiliq.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së drejtorit të DPUKP-së, z. Gazmend Krasniqi, me nr. 05-104/02-25241/26, dt. 18.08.2026, për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit me nr. 02-020/01-23864/26 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të ngastrës kadastrale P-72602052-00352-4, me qëllim të këmbimit me pjesën nga ngastra kadastrale P-72602052-00782-0, Zona Kadastrale Plemetin.
6. Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104-02-25273/26, dt. 18.08.2026, për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Veprimeve për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat vjetore financiare për vitin 2025.
7. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104/02-25274/26, dt. 18.08.2026, me propozim për vendosje në Debat Publik Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2026–2030.
8. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104/02-25274/26, dt. 18.08.2026, me propozim për vendosje në Debat Publik të Rregullores për Transparencë të Komunës së Obiliqit.
9. Të ndryshme.
Zyra për Informim, Obiliq.
