Para 34 viteve më 1 shkurt 1990 në demonstrata gjithë popullore u vra nga policia serbe 16 vjeqarja Ylfete Humolli
Nëntë vite më vonë vëllai i Ylfete Humollit Mentor Humolli në moshën 23 vjeçare do të bije Deshmor në Betejën e UÇK-së ne Koshare.
Kështu, më 1 shkurt 1990, ajo së bashku me shoqe dhe shokë kishin dalë buzë rrugës Podujevë- Prishtinë, për të protestuar në mënyrë të qetë kundër kolonës së motorizuar e të armatosur deri në dhëmbë, e cila vinte nga Serbia në tokat tona. Për këtë, kolona ishte egërsuar dhe shtiu për disa minuta me armë automatike.
Protestuesit dhe marshimin e forcave ushtarake policore e përcillte ekipi i Radiotelevizionit të Sarajevës.
Ylfetja vritet duke kërkuar liri dhe barazi ende pa i mbushur 17 vite jetë, më 1 shkurt 1990
Njerëzit që ishin afruar për t’i dhënë ndihmë tregonin se ajo kishte pyetur se a kishte shpëtuar Mentori, i cili mbahej si djalë i vetëm e që atë kohë ishte vetëm 14-vjeç. Por, rruga e lirisë ishte shumë e gjatë dhe Mentori e kishte vazhduar këtë rrugë duke rënë dëshmor 9 vite më vonë në Koshare me emblemën Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.