20
Bota ime!
Nuk është nevoja të hapësh
portat e shpirtit për të gjithë.
Ka njerëz që vijnë,dhe sjellin dritë.
Por ekzistojnë dhe të tjerët.
Futen vetëm,që të lënë
mbrapa tyre plagë,zhurmë,
zhgënjime.
Kështu,fillova të ndërtoj
të voglën botën time.
Me vërtetësi,qetësi,me mirësi,
me njerëz,që dinë të qëndrojnë
pa të gërvishtur kujtimet.
Nuk e ndërtova me hidhërim.
Por me dashurinë për veten.
Sepse duke u rritur,kupton
që vlera jote nuk ekziston
tek sa njerëz ndërhyjnë në jetën tonë.
Por sa të respektojnë
kur i lejon të hyjnë!!
Çerazela Kondi,7 Gusht,
2026,Athinë!!
