Home » Kryeministri Kurti : Nga Taranto, Donjetën e mirëprita sot në zyrën time.

Kryeministri Kurti : Nga Taranto, Donjetën e mirëprita sot në zyrën time.

nga World Ks

Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit.

Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike.

Përderisa Donjeta, së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka, menjëherë po përgatiten për Kampionatin Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, bashkërisht diskutuam edhe për medaljet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Krenar edhe me boksin e Kosovës përveçse me xhudon. Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment