29
Sot fillova të jetoj.
Mos e ul muzikën.
Çoje në diapazon.
Mos e ul forcën brënda teje
lerë të shpërthejë,ta shikojnë.
Ndjeje muzikën.
Jo në veshë!
Në gjoks!
Në këmbë,sa të mundesh!
Në duart që kërkojë të fluturojnë.
Për më vonë,mos mendo.
Kërce!
Në Guzhinë.
Në sallon.
Në makinë tek fanarët.
Në ballkon me pizhame
në hauzin që na rrethon.
Sepse kërcimi,nuk është lëvizje.
është çlirim.
Shumë herë, është dhe shërim.
Aty ku mendimet,nuk e prekin.
Atëherë,kërce më parë
dhe mendo më vonë.
Nëse të pyesin…çpate?
Thuaju…!
Sot nuk dua të mbijetoj,
sot fillova të jetoj.
Çohu!
Tani!
Vendos këngën që preferon.
Dhe lëri njerëzit të pyesin!!
Çerazela Kondi,21 Prill,2026,Athinë!!
