Home » Çerazela Kondi : Pesha e fjalës!

Çerazela Kondi : Pesha e fjalës!

nga World Ks

Pesha e fjalës!

Dikur pyesja veten,

çpeshë mund të kenë fjalët;

Tani e di!

Nuk janë të gjitha plagët të dukshme.

Të gjitha lotët,nuk fshihen nën sy.

Prandaj,mos gjykoni dikë

për peshën,për mënyrën e veshjes

për zgjedhjet e tij.

Akoma dhe për ato që shkruan

dhe të tjerat,që mban strukur në gji.

Ndaloni një çast!

Nuk e dini rrugën e tij.

Nuk dini ” luftën” që jep,

pas dyerve të mbyllura.

Nuk dini,sa herë rra dhe u ngrit përsëri,

pa e parë njeri.

Mbrapa një fotografie,mbrapa një profili,mbrapa një proze apo poezi

ekziston një njeri.

Me ëndrra!

Me frikë!

Me pasiguri!

Me plagë që ndoshta,kurrë nuk u mbyllën.

Prandaj kujdesni çfarë thoni,një fjalë

që për ju mund të mos ketë rëndësi

tek dikush tjetër,mund të mbetet

për gjith jetën,gulç në shpirt.

Nuk është nevoja të biem dakort

me të gjithë.

Por është nevoja,të mos humbim

njerëzillëkun.

Nga mirësia,askush nuk u varfërua.

Mirësia nuk shëmtoi asnjë!

Nuk lëndoi asnjë!

Përkundrazi shpëtoi shumë njerëz

që ju kurrë zdo ta dini!!

Çerazela Kondi,16 Korrik,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment