Home » Çerazela Kondi : Ah moj zemër!

Çerazela Kondi : Ah moj zemër!

nga World Ks

Ah moj zemër!

Ç’ke shpirti im që je i trazuar,

si një det që përplas dallgët

i egërsuar;

Ç’ke zemra ime që rreh kaq shpejt

si një kalë që vrapon i harbuar;

E di zemra ime,të kam lodhur shumë

dhe të kam munduar,

por ti rrjedh akoma gjak në vena

në jetë të më mbash mua.

Si mundesh,si ke duruar dhe kurrë

nuk më ke tradhëtuar;

Si mund të më duash akoma

kur kaq shumë të kam torturuar;

Më mbajte gjallë dhe atëherë

kur ndjeja që skisha frymë,

dhe jeta po më mbaronte.

Sa herë mbyllja sytë, dëgjoja

tingujt e tua.

Mbahu e fortë zemra ime

kemi akoma vështirësi të mëdha

për të kaluar.

Qetësohu zemër dhe unë të premtoj.

Nuk do të mërzis më

vetëm ti vazhdo të rrahësh,

ashtu siç ti di,njëherë qetë

dhe herë tjetër,me shpejtësi.

Vetëm mos ndalo,DUA TË JETOJ!!

Çerazela Kondi,23 Nëntor,

2026,Athinë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment