Home » Në Obiliq u vu gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare

Në Obiliq u vu gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare

nga World Ks

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, me rastin e ceremonisë së vënies së gurthemelit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq.

Me këtë rast u theksua rëndësia e këtij projekti për zhvillimin e infrastrukturës shëndetësore në komunë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që do t’u ofrohen qytetarëve.

Kryetari Halil Thaçi vlerësoi se ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së përbën një investim të rëndësishëm për Obiliqin, duke theksuar se realizimi i këtij projekti do të krijojë kushte moderne për ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe do të zhvillohet në disa faza.

Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti theksoi se objekti i ri do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore, me infrastrukturë moderne dhe hapësira funksionale, duke ofruar shërbime më cilësore për qytetarët e Komunës së Obiliqit.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit shëndetësor lokal dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve për të investuar në shërbime publike cilësore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment