Sot, në Komunën e Obiliqit, Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, bëri hapjen zyrtare të Tregut Mobil, një iniciativë që synon fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave të komunës sonë.
Ky projekt po realizohet me iniciativën e Udhëheqëses së Njësisë Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, znj. Ganimete Aliu në partneritet me Shoqatën e Grave Agromedicine, dhe është i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara të Komunës së Obiliqit.
Tregu Mobil do të organizohet çdo të premte, duke u ofruar grave dhe vajzave mundësi për të promovuar dhe shitur produktet e tyre, për të forcuar pavarësinë ekonomike, si dhe për t’u ofruar qytetarëve produkte dhe shërbime cilësore.
Ky projekt është mbështetur nga UNMIK.
“Kur gratë fuqizohen ekonomikisht, përfiton e gjithë shoqëria”
Zyra për Informim, Obiliq.



