Home » SIMBOLIKA E NR. 5

SIMBOLIKA E NR. 5

nga World Ks

(Fragment nga libri: “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin MALËSORJA të Nazmi Rrahmanit”, studim letrar 2, Prishtinë 2021).

Java pesë-ditore është një arritje e viteve 1960, atëherë kur autori shkruante romanin Malësorja, dhe ne nuk mund ta dimë, ajo kohë, sa mund të ketë ndikuar në psikologjinë e shkrimit letrar. Kjo simbolikë e përdorur brenda romanit, herë në formë magjike, e herë si llogaritje matematike, por kjo e fundit duket vetëm sa për të shënuar një numër rendor me të cilin autori e ka përcaktuar subjektin në mes numrave çift katër dhe gjashtë.

Padyshim numri 5, në të njëjtën kohë është numër magjik, janë pesë cepat e yllit që shndrit nga qielli, me të cilët në mënyrë idilike bashkëbisedonte edhe protagonistja e romanit Hajria, por në të njëjtën kohë janë edhe pesë cepat e yllit komunist, i cili në vitet e gjashtëdhjeta, pra kur është shkruar romani, kanë shndritur prosperitet, progresivitet dhe kanë pasur ndikimin e vet ideologjik, pse jo edhe psikologjik, për formimin e njeriut të ri.

Numri 5, simbolizon edhe pesë yjet e një hoteli luksoz dhe shënon pesë unazat olimpike që simbolizojnë të pesë kontinentet që janë të përfshira në Lojërat Olimpike.

Edhe ne e dimë se pesë herë në ditë luten myslimanët, kurse motivi fetar i të krishterëve lidhet me pesë plagët e Krishtit, ndërsa pasardhësit e Jezu Krishtit – NJERËZIT i kanë pesë shqisa, pesë gishta në dorë, pesë gishtërinj në secilën këmbë, kurse në Bibël, tregohet shëmbëlltyra e pesë virgjëreshave të mençura dhe pesë të tjera budallaqe që i rrëfejnë të pesë aftësitë e shëmbëlltyrës së tyre të ndërlidhura me pesë plagët e Krishtit, për të mos i harruar as ata pesë librat e njohur të Moisiut. Në mitologjinë greke, pesë Argonautëve iu dha detyra të kërkonin dhe të rimarrin si të themi “Qethjen e Artë” po ashtu në kohët antike, numri 5, i caktohej dasmës për të mbrojtur çiftin e sapomartuar.

Gjithsesi numri 5, është kozmopolit, vizionar, aventuresk, konstruktiv dhe i shqetësuar, prandaj ne po i sjellim disa nga fjalitë brenda romanit Malësorja, që nuk kanë të bëjnë me shënimin e gjertanishëm, por në të njëjtën kohë shënohet simbolika e numrit 5 të cilin autori e identifikon me: Pesë kodra, pesë përroje, pesë vëllezër, pesë burra, pesë hapa, pesë vjet. E tëra, Hajria ishte pesëdhjetë vjeçe, kur triumfoi e vërteta për pafajësinë, përkatësisht virgjërinë shpirtërore e morale të saj! Në anën tjetër edhe romani Malësorja, e ka shënuar këtë simbolikë me 56 Vjet, si pjesë e jetës edukative, pedagogjike e arsimore, nëpër shkollat e Kosovës dhe tej saj!…

Pesë – Fundi i të pesë kodrave lëshohej pjerrtas dhe humbte në fushën e vogël me formë trekëndëshi,

Pesë – Pesë përrojet që i ndanin ato kodra të vjetra, të cilat kushedi sa lisa kishin rritur dhe ushqyer.

Pesë – Të pesë vëllazërit që patën ardhur atëherë e punonin me zell çdo pëllëmbë të luginës, e cila me kohë mori pamjen që e ka edhe sot.

Pesë – Të pesë burrat e ardhur, që tashmë ishin lodhur këmbëkryq.

Pesë – Kur njeriu ishte vetëm edhe nja pesë hapa larg saj.

Pesë – Edhe qe besa, more miq, ajo asht krejt e re, paj nuk i ka asnji ma tepër se njizet e pesë vjet.

Pesë – Edhe Hoxha dëshironte të flasë sa më keq për ta, sepse tash pesë vjet nuk shkonin as në drekë e as në vdekje.

Pesë – Ishin grindur para pesë vjetësh për një livadh, të cilin kishte dashur ta blinte Hoxha.

Pesë – Qenë të vetmet fjalë që ia tha ai brenda pesë muajve sa kishin kaluar prej asaj nate.

Pesë – Tërë ajo dashuri e dikurshme ishte zbehur e humbur aq shumë sa për ata pesë muaj Hajria i dukej së ëmës e tepërt në shtëpi.

Pesë – Në ketë gjendje Hajria ishte tepër fatkeqe, prandaj vuajtjet e ndryshuan sa nuk i ngjante më asaj Hajrisë, që kishte qenë vetëm para pesë muajve.

Pesë – Por për pesë muajt e kaluar nuk ndodhi gjë, ashtu si mendoi ai.

Pesë – Shumë më shpejt se vetëm këta pesë muajt e fundit.

Pesë – Dëshiroi t’i harronte të gjitha ato që i ndodhën brenda atyre pesë muajve dhe të niset rishtas nga fillimi.

Pesë – Njëfarë urrejtje që i lindi ndaj saj para pesë muajsh e ndjente në vete se dita ditës rritej.

Pesë – U kthye dhe për një moment e vërejti të bijën me njëfarë kureshtje e keqardhje të cilën e hetoi atë ditë për herë të parë pas pesë muajsh.

Pesë – Tash pesë muaj e bija, dikur aq e dashur, i dukej e largët, fajtore për vdekjen e të shoqit dhe për të gjitha ato që kishin ndodhur aty.

Pesë – E cila kishte filluar t’i humbasë para pesë muajsh dhe që në kohë të fundit i ishte tretur krejtësisht.

Pesë – Edhe ajo tërë atë ditë, më tepër se tash pesë muaj e kishte qarë fatin e së bijës.

Pesë – Vetëm të kisha qenë edhe nja njizet e pesë vjet ma i ri nuk kisha dashtë kurrgja tjetër në këtë botë!…

Pesë – A vetëm pse i ka katër a pesë mashkuj e unë nuk kam a? Kam, kam… Edhe ai nuk ka kurrkend – nji djalë të vogël.

Pesë – Ecën edhe disa hapa – nja pesëqind.

Pesë – Syla i gjatë e i hollë me ato qime të rralla në fytyrë dhe megjithëse i kishte të dyzetat nuk dukej të ishte më i vjetër se njëzet e pesë vjeç.

Pesë – O, edhe me pesë koka nëse bahet s’ka gja, por nuk duhet ta lamë këtë punë në heshtje.

Pesë – “Shtatëmbëdhjetë herë qita atë ditë në mal prej njizet hapave e pesëmbëdhetë herë ia qëllova e tash nuk mujta prej nji hapi!” i tha vetes i turpëruar.

Pesë – Plak pesëdhetë vjeç kishte qenë Syla i H.

Pesë – Kurr nuk ia kishte ndëgjuar atë zë, edhe pse i kalonin tash pesëmbëdhjetë vjet së bashku.

Pesë – Pse edhe ti nuk m’i bane nja pesë a gjashtë, plot këtë shtëpi.

Pesë – Nji nuk e due, por dy, tre… pesë… shtatë…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment