Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me Zëvendëspërfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Dudley Tarlton, Drejtorin për Mbrojtje të Mjedisit, Rinor Kurteshi, dhe 20 nxënës të shkollës fillore, morën pjesë në aktivitetin e mbjelljes së drunjve në Korridorin e Gjelbër, pranë Termocentralit Kosova B.
Ky aktivitet, i realizuar në bashkëpunim me UNDP-në, kishte për qëllim shtimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Aktiviteti bashkëfinancohet nga Komuna e Obiliqit dhe UNDP-ja, me mbështetjen e Ministrisë së Financave të Republikës Sllovake, dhe zbatohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit.