Tregim!!
Arditi punonte 12 vjet në të njëjtën
ndërmarje.
Nuk kish munguar asnjëherë,pa një
shkak të rëndësishëm.
Nuk kish kërkuar kurrë ngritje rroge.
Një mëngjes,drejtori e thirri në zyrën e tij.
-Ulu!
Zëri i tij,qe i ftohtë.
-Mungojnë lekë nga arka.
Arditi po dëgjonte i hutuar.
-Dhe;
-Kamerat tregojnë që ti ishe i fundit kur u largove
-Po…sepse mbylla ndërmarjen.
-Derisa të sqarohet çështja,pushohesh nga puna!
Arditi u ndje që po humbte tokën nën këmbë.
-Më akuzoni për hajdut;
Drejtori,shmangu ta shihte në sy.
-Nuk thashë atë.
Por e bëtë” – u përgjigj Arditi!
Iku duke mbajtur në duar,një kuti me mjetet e tij personale.
Askush nga bashkëpuntorët,nuk fliste.
Disa,ulën sytë dhe disa bënin sikur punonin.
Në shtëpi,nuk tha asgjë.
Kërkonte çdo ditë punë.
Muajt,kalonin dhe lekët po mbaronin.
Një natë,vajza e tij e pyeti:
-Baba…përse nuk vesh më uniformën e punës;
Buzëqeshi me vështirësi.
-Sepse erdhi koha,të vesh një uniformë tjetër.
Nuk donte që vajza të mësonte kurrë që babai i saj,qe akuzuar për diçka që nuk kish bërë.
Pas gjashtë muajsh më vonë,rra telefoni.
Ishte drejtori!
– Gjetëm fajtorin e vërtetë,ishte llogaritari- dua të kthehesh përsëri në punë.
– Do të të shpërblejmë dhe do të marrësh përsëri vëndin tënd.
– Dhe emri im;- pyeti.
Drejtori,nuk u përgjigj.
– Gjashtë muaj kur vajza ime,më shikonte të ikja çdo mëngjes duke shpërndarë biografitë,në vënd që të isha në punë,kthehen mbrapa;
Heshtje!
-Miqtë e mi që besuan se isha hajduti
kthehen;
Asnjë përgjigje!
Arditi morri frymë thellë.
-Dini diçka;- Padrejtësia,nuk është vetëm që humba punën.
-Padrejtësia është,që para se të vërtetoja që isha i pafajshëm,jetova si fajtor.
Mbylli telefonin!
Nuk u kthye kurrë!
Sepse fjala më fal,erdhi shumë vonë
atëherë kur nuk kish më rëndësi.
Prandaj,mos u nxitoni të gjykoni një njeri,para se të ngrini gishtin duke akuzuar të tjerët,shikoni më parë veten tuaj!!
Një akuzim,një fjalë e gabuar,mundet të mbeten traum për gjith jetën!
Çerazela Kondi,19 Gusht,
2026,Athinë!!
