Tregim!
Ishte shumë kohë më parë,në
një fshat të vogël.
Agimi ishte një djalë puntor,por nuk kish shkuar kurrë në shkollë.
Punone në fusha për nevojat e familjes dhe kështu,nuk e mësoi askush as shkruante dhe as të lexonte.
Tani ishte burrë i rritur dhe i vinte shumë turp për këtë gjë.
Një ditë në fshat,dërguan një mësuese.
E quanin Mira!
Ishte shumë e shkolluar dhe me shumë edukatë,fëmijët e simpatizuan menjëherë.
Agimi e pa për herë të parë,kur po zbriste nga autobusi.
Nga ai çast,diçka ndryshoi brënda tij.
E dashuroi!
Por nuk guxonte ti fliste.
Çdo mbazdite,kalonte jashtë shkollës dhe dëgjonte zërin e saj.
“A,B,C”
Një ditë Mira,e pa jashtë dritares.
-Agim,përse qëndron çdo ditë jashtë shkollës;
Ai uli sytë poshtë.
-Sepse dua të mësoj gërmat.
Mira buzëqeshi.
-Por pse nuk ma ke thënë më parë;
Agimi e shikoi në sy.
-Sepse më vinte turp.
Mira e pa për pak sekonda.
-Asnjë nuk duhet të ketë turp që nuk mundi të mësojë,mjafton që të dojë.
Që nga ajo mbazdite,filloi të bënte mësimet,fshehur.
Sapo iknin nxënësit,Agimi ulej në një bankë të vogël.
Duart e tij,që ishin mësuar vetëm të punonin tokën,vështirësoheshin të mbanin lapsin në dorë.
Me durimin e Mirës dalë,ngadalë filloi të mësonte të shkruante.
Fjala e parë që shkruajti,ishte…
Mira!
Ajo buzëqeshi.
Por lumturia e tyre,nuk mbajti shumë.
Një ditë,erdhi një letër për Mirën.
Transferim!
Duhej të ikte nga fshati,për diku tjetër.
Arbeni,ndjehu tokën ti rrëshqiste poshtë këmbëve.
Çfarë ti thoshte;-qëndro;
Si mund të kërkonte nga një grua e shkolluar,të rrinte me një njeri si ai;
Natën e fundit,Mira gjeti një zarf poshtë derës.
Me gërma që i njihte shumë mirë,ajo lexoi mbi zarf…
“Për Mirën”
Ishte letër nga Arbeni,ku shkruante…
“Mira,mund të bëj gabime,mund të mos shkruaj bukur,por çdo fjalë është e vërtetë.
Mësova të shkruaj,sepse doja të të shprehja fjalë,që nuk guxoja ti thosha me gojë.
Të dashurova,pa mësuar të shkruaj,dhe do të të dua kudo që të shkosh.
Nuk të kërkoj të qëndrosh,dua të dish që ti më mësove të lexoj por unë pranë teje mësova,ç’do të thotë fjala dashuri”
Në mëngjes,gjith fshati kish dalë të përcillte mësuesen.
Autobusi erdhi dhe Mira,mbante në dorë valixhen.
Agimi qëndronte larg,nuk i bënte zemra të afrohej,por ajo e pa.
La valixhen poshtë dhe u drejtua tek ai.
-Agim!
– Nuk të kërkova të qëndrosh,pëshpëriti.
Mira buzëqeshi me lot në sy.
-E di.
– Atëhere përse;
Mira e pa thellë në sy.
-Sepse kur një njeri,bën kaq mundim të shkruajë një letër dashurie,meriton të marri përgjigje.
Dhe atëherë,u përqafuan.
Arbeni kuptoi atë që nuk do ti mësonte kurrë asnjë libër…
Që nganjëherë,dashuria më të bukur
shkruhet nga njerëz,që dikur
nuk dinin as të shkruanin!!
Çerazela Kondi,2, Tetor,
2026,Athinë!!
