Home » Abide Gashi : FORCA E NJERIUT

Abide Gashi : FORCA E NJERIUT

nga World Ks

FORCA E NJERIUT

Forca e njeriut s’ matet ,

me grushtin e shtrënguar,

por me shpirtin që s’u përkul ,

kurrë para stuhisë,

me buzëqeshjen që lind ,

si agim i bekuar,

mbi retë e dendura ,

të padrejtësisë.

Kur ligësia hedh hije ,

mbi udhët e jetës,

e fjalët therin ,

më fort se një shpatë,

zemra loton,

në heshtjen e së vërtetës,

por shpresa ndez dritën,

në çdo natë.

Ka plagë që s’i sheh,

as syri, as bota,

veç shpirti i mban,

si gurë në kraharor;

por njeriu i fortë ,

i shndërron në nota,

që këndojnë për jetën ,

me zë hyjnor.

Le të fryjnë erërat,

le të gjëmojë moti,

le të sprovojë koha,

çdo ëndërr e çdo besim,

ai që nuk e humb ,

mirësinë te Zoti,

fiton pa zhurmë betejën,

e çdo mundim.

Buzëqesh, edhe kur zemra,

në heshtje qan,

se loti i durimit ,

bëhet margaritar;

pas çdo nate,

agimi dritën e mban,

dhe shpirti ringrihet ,

më i fortë, më krenar.

Prandaj ec me kokën lart ,

në çdo rrugëtim,

mos i fal errësirës ,

dritën që ke brenda

forca më e madhe ,

është të mbetesh njeri ,

me shpirt e besim,

edhe kur bota përpiqet t’e shuaj,

atë flakë të shenjtë përbrenda.

4 Gusht 2026, Mitrovicë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment