17
Është një dritë,që nuk djeg
por ngroh thellë.
Nuk duket në errësirën e botës
por të tregon drejtimin e jetës.
Lind në heshtje.
Në lot që u bënë forcë
në ëndrra,që nuk guxuan të shuhen
dhe kur ulërinte nata.
Është drita e shpirtit.
Një shkëndijë shprese në zemër
që sado ta përkuli koha
ajo këmbëngul të mos humbi shkëlqimin.
Dhe nëse dikur,gjithçka shuhet
mos ju trëmb errësirës.
Brënda teje,të pret diçka e vyer.
Ajo dritë që mësove të jesh!!
