21
Sot, në ceremoninë zyrtare, dhanë betimin nëntë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Secilit prej tyre i urova suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme për garantimin e proceseve demokratike në vend.
Kosova ka dëshmuar se ka një sistem zgjedhor të konsoliduar dhe ky standard duhet të ruhet e të forcohet vazhdimisht.
