Home » Kryeministri Kurti sotë ka marrë pjesë në edicionin e XII të shkollës diplomatike për diplomatë e rinjë

Kryeministri Kurti sotë ka marrë pjesë në edicionin e XII të shkollës diplomatike për diplomatë e rinjë

nga World Ks

Mëngjesin e sotëm u hap Edicioni XII i Shkollës Diplomatike për Diplomatë e Rinj, që për gjashtë ditë radhazi, krahas 10 diplomatëve nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë bashkë edhe 39 të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Ky program ofron një hapësirë për diplomatët e rinj të takohen, të shkëmbejnë ide dhe të krijojnë lidhje në funksion të një të ardhmeje të përbashkët, që karakterizohet nga mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.

“Small States – Smart Diplomacy”, është mesazhi kryesor i edicionit të sivjetmë, meqë nëpërmjet diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, ne kemi kaluar nga sfidat e shtetndërtimit drejt pjesëmarrjes gjithnjë e më aktive në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Pavarësisht nëse përfaqësojnë shtete të vogla të Paqësorit, vende të Afrikës apo shtete evropiane, diplomatët kanë përgjegjësi të përbashkët që të ndërtojnë ura të bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe të afrojnë njerëzit përtej dallimeve kulturore, përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Lidhjet që krijojnë sot mund të hedhin themelet e partneriteteve të së nesërmes dhe të hapin rrugën për bashkëpunim të mëtejmë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment