Home » Kryetari Halil Thaçi priti në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Peter Due

Kryetari Halil Thaçi priti në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Peter Due

nga World Ks

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti sot në një takim zyrtar Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Shefin e UNMIK-ut në Kosovë, Peter Due.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Komunës së Obiliqit, zhvillimet e fundit në nivel lokal, zhvillimin ekonomik, qeverisjen gjithëpërfshirëse dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, me theks të veçantë në aktivitetet dhe iniciativat që kontribuojnë në fuqizimin e grave dhe të rinjve.

Përfaqësuesi i UNMIK-ut, Peter Due, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të misionit për nismat që promovojnë ndërtimin e besimit, bashkëpunimin dhe zhvillimin gjithëpërfshirës.

Takimi u zhvillua në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit institucional, me synim avancimin e iniciativave në dobi të qytetarëve të Komunës së Obiliqit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment