18
Çfarë dua sonte!
Nata hodhi tylin e saj.
Rrugët u boshatisën
Kudo heshtje,errësirë.
Gjumi nuk më merr dhe hëna më bën shoqëri.
Mendimet më vizitojnë
dhe veten pyes.Çfarë dua sonte;
Ajo që dua,nuk blihet.
Huazohet!
Dhurohet!
Dua mbrapa jetën time.
Atë jetë që e mendoja të sigurt.
Me ëndrra,çaste,gabime,gëzime.
Por nga kush ta kërkoj;
Nga ata që pa më pyetur në di
të fluturoj,më hodhën në” greminë”
I vunë emër,një tjetër dështim.
Por harruan që gjatë rrënies
hapa krahët dhe u ktheva
Përsëri.
Ndoshta jeta më pret diku
në ëndrrat që braktisa
në monopatet që nuk guzova
të shëtisja.
Dhe sonte,nuk do ta kërkoj
nga askush,por nga vetja ime.
Hap pas hapi,frymë më frymë.
Të mbledh copat e mia të thyera.
Çerazela Kondi,19 Qershor,2026,Athinë!!
