Home » Halil Thaqi : Sot kam nënshkruar vendimin për ndarjen e bursave për 191 studentë të komunës sonë.

Halil Thaqi : Sot kam nënshkruar vendimin për ndarjen e bursave për 191 studentë të komunës sonë.

nga World Ks

Sot kam nënshkruar vendimin për ndarjen e bursave për 191 studentë të komunës sonë.

Nga këta përfitues, 3 janë në nivel doktorature, 46 në studime master dhe 142 në studime bachelor.

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e qytetit tonë. Mbështetja e të rinjve në arsim është një ndër prioritetet tona kryesore, sepse besojmë fuqishëm se dija dhe profesionalizmi janë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm.

Urime të gjithë studentëve përfitues! Ju dëshiroj suksese në rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional. Komuna do të vazhdojë të jetë përkrah jush në çdo hap.

Halil Thaçi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment