Home » Çerazela Kondi : Sot fillova të jetoj.

Çerazela Kondi : Sot fillova të jetoj.

nga World Ks

Sot fillova të jetoj.

Mos e ul muzikën.

Çoje në diapazon.

Mos e ul forcën brënda teje

lerë të shpërthejë,ta shikojnë.

Ndjeje muzikën.

Jo në veshë!

Në gjoks!

Në këmbë,sa të mundesh!

Në duart që kërkojë të fluturojnë.

Për më vonë,mos mendo.

Kërce!

Në Guzhinë.

Në sallon.

Në makinë tek fanarët.

Në ballkon me pizhame

në hauzin që na rrethon.

Sepse kërcimi,nuk është lëvizje.

është çlirim.

Shumë herë, është dhe shërim.

Aty ku mendimet,nuk e prekin.

Atëherë,kërce më parë

dhe mendo më vonë.

Nëse të pyesin…çpate?

Thuaju…!

Sot nuk dua të mbijetoj,

sot fillova të jetoj.

Çohu!

Tani!

Vendos këngën që preferon.

Dhe lëri njerëzit të pyesin!!

Çerazela Kondi,21 Prill,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment