Home » Ferdane F. Sahiti : Ti mundesh.

Ferdane F. Sahiti : Ti mundesh.

nga World Ks

Mos e nënvlerëso fuqinë që ke brenda vetes. Ka ditë kur lodhesh, kur dyshon, kur mendon të ndalesh… por pikërisht aty fillon forca jote e vërtetë.

Ti nuk je rastësisht këtu. Ke kaluar gjëra që të kanë bërë më të fortë, më të zgjuar, më të pathyeshëm. Çdo sfidë që ke përballuar është provë që TI MUNDESH.

Mos prit momentin perfekt krijoje vetë.

Mos prit dikë të të japë besim beso ti tek vetja. Sepse kur vendos të mos dorëzohesh, asgjë nuk të ndalon.

Ngrihu. Lufto. Shkëlqe.

Bota ka nevojë për versionin tënd më të mirë.

Ti mundesh. Dhe këtë herë, nuk ka kthim pas.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment