Home » Kryeministri Kurti sot dhe nesër po marrim pjesë në Global Progressive Mobilisation (GPM), Barcelona 2026,

Kryeministri Kurti sot dhe nesër po marrim pjesë në Global Progressive Mobilisation (GPM), Barcelona 2026,

nga World Ks

Sot dhe nesër po marrim pjesë në Global Progressive Mobilisation (GPM), Barcelona 2026, së bashku me nënkryetaren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj dhe zyrtaren për marrëdhënie ndërkombëtare, Anila Vrajolli. GPM është konferenca e parë e llojit të saj, ku janë bashkuar në diskutime partitë politike, organizatat shoqërore dhe aktivistët progresistë nga mbarë bota. Ditën e nisëm me mbledhjen e kryesisë së Party of European Socialist (PES), në të cilën iu drejtova të pranishmëve, ku përveç tjerash thashë:

Para së gjithash, më lejoni t’i përgëzoj organizatorët për organizimin e këtij samiti. Ky është vërtet një arritje e rëndësishme e së Majtës evropiane. Për herë të parë, tri organizata të ndryshme të majta, përkatësisht Aleanca Progresive, Internacionalja Socialiste dhe Partia e Socialistëve Evropianë, po bashkohen nën ombrellën e “Mobilizimit Global Progresiv” (GPM).

Historia e së Majtës është e njohur për përçarjet e brendshme. Por, siç jam i bindur se do të pajtoheni, kjo nuk është kohë për sektarizëm të vogël. Debati i fuqishëm brenda radhëve tona është gjithmonë i mirëseardhur, por qëllimi përfundimtar duhet të jetë gjetja e një terreni të përbashkët ndërmjet aktivistëve dhe organizatave të majta. Në një kohë sfidash serioze globale, siç janë prapakthimi demokratik, lufta dhe kërcënimi i afërt që paraqesin dy krizat ekzistenciale të kohës sonë, katastrofa ekologjike dhe rreziku i luftës bërthamore, është detyrë morale e së Majtës të gjejë mënyra për veprim të koordinuar përtej kufijve kombëtarë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment