47
Mos u ligështo në pritje,
ti o zemër që po digjesh nga mungesa
se veç zemrës që këputet nga Hyjnorja
do t’i këputet edhe shpresa.
Në çdo lot ka një thirrje që qielli e dëgjon
Atëhere kur malli të vret, dashuria lulëzon
sepse dashuritë që janë shkruar nga drita,
kurrë nuk humbasin
Zemrat që duhen, edhe kur heshtin, flasin.
Ah, dashuria e vërtetë është heshtje
S’është fjalë, është lutje dhe kureshtje
Por me fjalë thuhet ajo që pa fjalë jeton
Shpresa kurrë s’i këputet zemrës që beson.
Ferdane F. Sahiti
Nga libri: Përtej Vetes
