38
Është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Obiliq, në të cilën është shqyrtuar një nga çështjet me rëndësi për qytetarët.
Gjatë kësaj mbledhjeje, si pikë e rendit të ditës ka qenë shqyrtimi i planit të rrjetit të linjave dhe subvencionimit të transportit publik për udhëtarët në territorin e komunës së Obiliqit.
Në këtë mbledhje, të pranishëm ishin gjithsej 11 asambleistë që votuan pro.
Kjo mbledhje është zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.
Zyra për Informim, Obiliq.
