31
PRISHTINËS
Ti më prite ftohtë të kujtohet,
asokohe isha pa makinë,
plot 10 euro mi mori një taksi
për 2 kilometra udhë në Prishtinë.
Ti më paragjykove shumë doemos
mes mundësish pse të kisha zgjedhur,
ç’faj të mbaja mbi shpinë unë
patriotja e pandrequr?!
Nga bojë hiri rrugët e tua
qindra ngjyra ti i nxorre,
sa fjalë shqip ty t’i dua,
nga barnatore në ngrohtore.
Bash aty ku kam jetuar
nën oxhakun e qytetit,
ah sa e kam dashuruar
si të ish lagje e mbretit.
Ti më rrite larg gjithkujt
nënë e babë s’kisha aty,
mendja edhe kur s’ka mujt
zemrën ma forcoje ti.
Je tek unë për njëmijë jetë
nuk harrohesh udhë pa kthim,
gjysma e zemrës më ka mbet
tek e bukura Prishtinë.
