Në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin lokal, kryetar i degës u zgjodh Fanol Shala, i cili do të udhëheqë aktivitetet dhe koordinimin e iniciativave të shoqatës në këtë komunë.
Hapja e degës përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve për reagim në raste emergjente, si dhe rritjes së sigurisë dhe mbështetjes për qytetarët. Shoqata e Kërkim-Shpëtimit do të angazhohet në ofrimin e ndihmës, trajnimeve dhe bashkëpunimit me institucionet përkatëse, me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë dhe reagimit në situata të ndryshme.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetari i komunës Halil Thaçi dhe stafi i tij, të cilët shprehën mbështetjen për këtë iniciativë dhe vlerësuan rëndësinë e funksionalizimit të degës në shërbim të qytetarëve të komunës.
Zyra për Informim, Obiliq.
