25
Sot, me përulësi dhe dhimbje, bëmë homazhe pranë varrit të Arben Xheladinit në Prishtinë dhe te pllaka përkujtimore, në bulevardin “Nënë Tereza”, në përkujtim të 19 vjetorit të demonstratës gjithëpopullore të 10 shkurtit 2007.
Ajo ditë mbetet në kujtesën tonë, kur zëri i qytetarëve u përball me dhunë. Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Monin dhe Arbenin.
Kujtimi për ta është obligim moral për të gjithë ne, që të punojmë çdo ditë për drejtësi, dinjitet dhe një të ardhme më të drejtë për vendin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.
