Home » Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, së bashku me kabinetin e tij, priti në një takim të përbashkët pune përfaqësues të misioneve diplomatike dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, së bashku me kabinetin e tij, priti në një takim të përbashkët pune përfaqësues të misioneve diplomatike dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara.

nga World Ks

Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, së bashku me kabinetin e tij, priti në një takim të përbashkët pune përfaqësues të misioneve diplomatike dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara. Në takim morën pjesë z. Eric Dietz, Shef i Ambasadës së Luksemburgut, znj. Veronika Vashchenko, Shefe e UNICEF-it, z. Stephen O’Malley, Koordinator i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, znj. Visare Nimani, Shefe e UNFPA-së, znj. Vlora Nushi, Shefe e UN Women, si dhe znj. Teuta Halimi, përfaqësuese shtesë nga UNICEF-i.

Takimi kishte karakter institucional dhe pune, me theks në bashkëpunimin ndërmjet Komunës dhe partnerëve ndërkombëtarë, koordinimin e aktiviteteve dhe diskutimin e mundësive për realizimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit lokal, përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe fuqizimit të mekanizmave për mbështetjen dhe përkrahjen e komuniteteve në komunë.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment