Shkruan: Halil Geci
“Pikërisht këtu ka filluar rënia e LDK-së, dhe përfundimi i saj pritet të jetë i dhimbshëm.”
“Pas vdekjes së Rugovës, Isa Mustafa e përdori LDK-në për interesa personale dhe të huaja, duke ia dhënë kontrollin e partisë Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, të cilët shfrytëzuan situatën për të zbatuar marrëveshjen e Nishit Rama-Vuçiç, me mbështetjen e Sorrosit, duke përfshirë edhe planet për ndarjen e Dardanisë.”
Bashkpuntori i Rrahman Morines , i ardhur me parashut në LDK nga sherbimet e huaja u bë figurë qendrore në këtë periudhë, jo vetëm që e dobësoi LDK-në, por i’a dha “me qira”PDK-s dhe Listes Serbe, duke favorizuar interesat e Serbisë dhe Rusisë mbi trollin e Dardanisë .
“Kontrolli i LDK-së u orkestrua nga individë të lidhur me shërbime të errëta dhe politikanë të huaj, përfshirë Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe rrethin e tyre, të cilët tashmë janë të njohur për opinionin publik.”
“Ky proces shkatërrues tregoi qartë se LDK nuk mund të ringrihej nga ata që mbetën pasardhës të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.”
Anëtarësia rugoviste dhe demokratët brenda partisë mbetën pa zë, ndërsa vendimmarrja dhe pushteti i brendshëm u monopolizuan nga interesa personale dhe të jashtme.
Për ta shpëtuar LDK-në nga ky fat tragjik, nevojitet një tranzicion i ndershëm, largimi i strukturave uzurpuese dhe rikthimi tek baza. Vetëm me figura të reja dhe vizion të pastër mund të rikthehet besimi, integriteti dhe roli i partisë si subjekt i pavarur politik, i cili shërben interesave të Kosovës dhe jo interesave të huaja.
