Home » Albin Kurti në fund të janarit 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit,

Albin Kurti në fund të janarit 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit,

nga World Ks

Në fund të janarit 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës. 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre Vesel Avdyli, Naim Gashi dhe Ilir Merturi, ranë duke mbrojtur popullatën civile, ndërkaq nëntë civilë u ekzekutuan pa mëshirë.

Medaljoni i kujtesës që zbuluam sot në qytetin e Klinës për Ilir Merturin në parkun që po ashtu mban emrin e tij, është shenjë e respektit shtetëror për flijimin e tij, dhe e angazhimit tonë për të vërtetën historike. Është gjithashtu kujtesë që na thërret çdo ditë, që ta mbajmë Kosovën ashtu siç e deshën ata: të lirë, të zhvilluar e të përparuar, të denjë për sakrificën e tyre.

Përkulemi me nderim para të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, dhe riafirmojmë zotimin tonë për dinjitet qytetar, për drejtësi shoqërore dhe për paqe të sigurt në Republikën e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve Merturi, Gashi dhe Avdyli, dhe të gjithë dëshmorëve të të gjitha epokave të kombit shqiptar! Nderim të gjithë martirëve të lirisë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment