U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit
Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili pas verifikimit të kuorumit, prezantoi rendin e ditës.
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi.
Pas miratimit të rendit të ditës nga anëtarët e Kuvendit, është vijuar me trajtimin e pikave të parapara.
Rendi i ditës:
1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3.Raporti financiar i shpenzimeve për periudhën Janar – Dhjetor 2025
4.Raporti i Performancës së Komunës për vitin 2024
5.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DAP për dhënien në debat publik të Draft-Kodit të Etikës për zyrtarët e Komunës së Obiliqit
6.Plotesimi i Komitetit për Komunitete
7.Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozimvendimit për Planin e Punës të Kuvendit Komunal
8.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DEFZH për plotësim-ndryshimin e Rregullores (KO) nr. 02/2024 për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale
9. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të kompanisë KRM “Pastrimi”
10.Raporti i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025
11. Shqyrtimi i kërkesave
12.Të ndryshme
Zyra për Informim, Obiliq.

