Home » I mbyti budallakia

I mbyti budallakia

nga World Ks

Shkruan :Refiqe Hamiti

Tash që iu ka ikë edhe pika e fundit e shpresës për me u kthye ndonjëherë në pushtet me këtë mendësi që s’ka as GPS e as logjikë, kanë fillu me u marrë me qindra mijëra shqiptarë që votojnë VV-në e Kurtin, tamam sikur fëmija kur ia marrin lodrën edhe fillon me fajsue krejt botën.

Si duket, humbja e pushtetit qe 5 vjet e sidomos e buxhetit, iu ka ra ma rëndë se pagesa e rrymës në dimër e gjithë inatin po e derdhin mbi nënat shqiptare, thuajse ato ua kanë hupur tenderët e jo votat!

E qe më tragjikomikja? Po dalin ish-zyrtarët e lartë, ish-këta, ish-ata, e sidomos ish-ambasadorët, që tash veç ish-in kanë me veti, e po flasin me një gjuhë që edhe teatri i kukullave do t’u vinte turp.

Nënat që sot marrin shtesa për fëmijët?

Falē LVV që erdhi në pushtet !

Lehona që marrin mbështetje për lindje?

Tragjedi kombëtare qenka!

Po kur s’u jepeshin kurrë, gjithçka ishte në rregull qetësia ishte më se olimpike.

Vazhdoni ju me këtë gjuhë që do ta kish zili edhe programi “Diçka po zihet”, veç mos u habitni kur nënat, baballarët, gjyshërit e kush e kush tjetër ta shtojnë edhe më shumë votën për VV-në dhe z. Kurtin.

Se ju zotërinj e zonja të “ish-pozitave”, po punoni aq shumë kundër vetes, sa që VV veç mund t’ju falënderojë.

Falas po i bëni fushatë — dhe me pasion!

Nënat dhe motrat tona janë për komb ndërsa ty ish ambasador ta hantë maca gjuhen!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment