T’i quash më shumë se gjysmën e shqiptarëve “pro-rusë” dhe Kurtin “prijës të tyre” është njësoj si të thuash se Hasan Prishtina ka qenë tradhtar ose i lidhur me Rusinë.
Cili është dallimi mes këtyre dy figurave ,Hasan Prishtinës dhe Albin Kurtit?
Hasan Prishtina e la luksin në Turqi dhe iu përkushtua projektit të bashkimit të shqiptarëve në një front të përbashkët, në një kohë kur bashkimi ishte jetik për ne, njësoj si ajri.
Kurti, ndonëse nuk e ka pasur luksin e Hasan Prishtinës, ka bartur mbi supe dhunën fizike dhe gjithë presionin e Serbisë, ndërsa disa shqiptarë e akuzojnë pse nuk është vrarë nga Serbia.
Kurti po kërkon bashkim kombëtar dhe ruajtjen e sovranitetit, ndërsa Hasan Prishtina dha pasurinë dhe në fund edhe jetën,e vranë shqiptarët pse kërkonte bashkimin e kombit.
Edhe Kurtin e kërcënojnë publikisht në forma të ndryshme: disa thonë se do ta tërheqin zvarrë në qendër të Prishtinës, e disa të tjerë madje se do ta vrisnin.
Por, falë Zotit, ai nuk po i bënte hesap këtyre zhurmagjinjve dhe zuzarëve. Sikur të kishte drejtësi funksionale, këto figura dhune dhe gangsterësh do të përfundonin para ligjit.
Ju them si vëlla: keni kujdes se si silleni para publikut. Po tregoheni tepër të vegjël para mediave, saqë unë personalisht po ndihem shumë keq.
Lumir Presheva po ju përdor si gangsterë për të sharë dhe etiketuar të tjerët. Në fund, ju them hapur: nëse ju duket mirë, vazhdoni, por jeni duke gabuar rëndë.
Ne nuk jemi as Lumir Presheva, as Sami Lushtaku as Hashim Thaçi. Duhet pasur kujdes në veprime dhe në fjalë.

