Ahkruan: Kimete Berisha
Tarzani i Lumit!
(Humoreskë e egër nga Ëndrra e Pestë)
– Në ‘pyjet e besimit” në Dragash, aty ku LDK-ja shkon sa herë duhet t’i kujtojë vetes që dikur ka ekzistuar,
Lumiri vendosi të shpalosë anën e tij të padukshme: Tarzanin besnik.
– Në foto, Lumiri duket më shumë si një shoqëruese e Tarzanit sesa si udhëheqës.
– I veshur me kostum dhe këpucë vizullimë, shkroi:
“Populli është me neve…”
(anipse tani për tani vetëm qeni po shihet në foto).
– Ndërsa Tarzani mendon:
“More, unë jam qen sharri. Po ky kush është? Roje pylli që ka humbur çelësat e zyrës?”
– Lumiri e quan ‘Tarzan’, ndërsa Tarzani që është qeni i fshatit, ka ardhur rastësisht për punët e tij të brendshme, e doli simbol i besnikërisë së LDK-së.
– Lumiri në foto duket si Jane e Tarzanit. Që të dy kanë frikë nga lartësitë.
– Duke qëndruar aty, me “Tarzanin përdore”, Lumiri shkruan me emocione:
“E faleminderit mbështetësve tanë, kudo që janë”.
– E të gjithë mbështetësit, në një zë, u përgjigjën:
“Cilët? Ku jemi? Te Sharri i LDK-së?
Po pse s’na treguat rrugën?”
– Lumiri:
“Na përkrah, Tarzan!”
– Tarzani ia kthen:
(Përkthim: unë përkrah vetëm ata që ma japin bukën. Politikat tuaja nuk i ndjek… se nuk gjuaj për premtime, gjuaj për ushqim.”)
– Nga prapaskena, Tarzani duket sikur i thotë:
“Shok… boll ma. Mos e shiko kamerën. Hajde një bisht pule të iki te VV.”
P.S. Dialog brenda natyrës së çmendur:
– Tarzani:
“Woof!”
(Përkthim: “Unë jam Tarzan. Ti kush je, more njeri me kravata që s’kanë ngjyrë pylli?”)
– Jane (Lumiri):
“Unë jam lider. Kam përkrahje.”
– Tarzani:
“Woof.”
(Përkthim: “Ndoshta. Por unë kam bagëtinë e fshatit pas vetes. Jemi një.”)
– Jane:
“A do vish me mua në Sharr të LDK-së?”
Tarzani:
“Woof.”
