Shtime, 9 qershor 2026- Shkolla IAAP në Shtime u pasurua me tituj të rinj librash falë donacionit të shkrimtarit Shefqet Dibrani, i cili kontribuoi në zgjerimin e fondit librar të bibliotekës së shkollës.
Autori, së bashku me shefin e sektorit të arsimit në Komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, vizituan IAAP-në në Shtime, ku u pritën nga drejtori i shkollës, Labinot Rexhaj, si dhe drejtori i Gjimnazit “Naim Frashëri”, Rexhep Hasani. Në takim mori pjesë edhe studiuesi i letërsisë shqipe, Alban Hajrushi, ndërsa u diskutua për rëndësinë e librit dhe rolin e tij në procesin edukativo-arsimor.
Me këtë rast, Shefqet Dibrani dhuroi libra për bibliotekën e IAAP-së në Shtime, si dhe për bibliotekën e Gjimnazit “Naim Frashëri”. Gjithashtu, autori dhuroi 59 ekzemplarë librash për Bibliotekën e Qytetit në Shtime, duke kontribuar në pasurimin e fondit librar dhe në promovimin e kulturës së leximit në komunën e Shtimes.
Komuna Shtime
