Home » Ministri Çeku, priti sot në takim presidentin evropian të Komitetit Paralimpik, Raymon Blondel, presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, përfaqësues të tjerë të komitetit dhe parasportistë.

Ministri Çeku, priti sot në takim presidentin evropian të Komitetit Paralimpik, Raymon Blondel, presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, përfaqësues të tjerë të komitetit dhe parasportistë.

nga World Ks

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e sportit paralimpik në Kosovë dhe rëndësinë që ka përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në jetën sportive dhe shoqërore.

Në vitet e fundit, sporti paralimpik në Kosovë ka shënuar progres të lartë, me rritje të pjesëmarrjes, përkrahjes institucionale dhe suksese ndërkombëtare. Ky zhvillim është rezultat i përkushtimit të sportistëve, trajnerëve dhe vetë organizatave paralimpike që çdo ditë tejkalojnë sfida dhe vendosin standarde të reja.

U theksua po ashtu rëndësia e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe mundësitë që hap ky organizim për promovimin dhe fuqizimin e sportit në vendin tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment