24
Në kuadër të Javës së Bibliotekës, patëm kënaqësinë të mirëpresim Kryetarin e Komunës, poetë, krijues letrarë, mysafirë të nderuar dhe dashamirët e librit. Kjo veprimtari u shndërrua në një festë të dijes, kulturës dhe leximit, duke bashkuar njerëz që ndajnë të njëjtin pasion për librin dhe fjalën e shkruar.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre në pasurimin e jetës kulturore të bibliotekës sonë. Le të vazhdojmë së bashku ta kultivojmë dashurinë për librin dhe leximin![]()
