Home » Mefail Bajqinovci : Detyra jonë është e qartë, të mos harrojmë, të mbështesim dhe të kërkojmë drejtësi deri në fund.

Mefail Bajqinovci : Detyra jonë është e qartë, të mos harrojmë, të mbështesim dhe të kërkojmë drejtësi deri në fund.

nga World Ks

Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u mbajt një seancë solemne në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Kjo plagë mbetet e hapur, por njëkohësisht është dëshmi e forcës dhe dinjitetit të atyre që përballuan të paimagjinueshmen.

Me respekt të veçantë për Vasfije Krasniqi, heroinën që pati guximin të flasë dhe të kërkojë drejtësi në emër të të gjithëve.

Detyra jonë është e qartë, të mos harrojmë, të mbështesim dhe të kërkojmë drejtësi deri në fund.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment