20
Prishtinë: 21 tetor 2026 — Sot, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës, udhëhoqa takimin e Grupit Punues për shqyrtimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Diskutuam për kompetencat e Byrosë, procedurat e verifikimit, rolin e Gjykatës dhe garantimin e të drejtave të palëve.
Synimi ynë është i qartë: një mekanizëm efektiv kundër pasurisë së pajustifikueshme, në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe standardet e sundimit të ligjit.
Shqyrtimi do të vijojë me përgjegjësi dhe kujdes juridik, për të siguruar një ligj të zbatueshëm dhe një Byro plotësisht funksionale.
