Kur parimet shndërrohen në monedhë për pushtet, vrasësit shpërblehen, jo dënohen. Partnerë të rrezikshëm, që dikur quheshin kriminelë, sot ulen në tavolinë dhe ndajnë pushtetin. Kjo është tragjedia e LDK-së.
LDK-ja harroi viktimat, PDK-ja i la duart nga e kaluara. Dhe të dyja, mbi heshtjen e të vrarëve, ngritën një qeveri që e shkel çdo parim moral.
Koalicioni LDK–PDK nuk është thjesht një marrëveshje politike — është një pazar me kujtesën kolektive, një marrëveshje e shëmtuar për pushtet.
LDK-ja i harroi akuzat për vrasje politike. I harruan emrat si Xhemajl Mustafa, Haki Imeri, Enver Maloku, Shaban Mani, Ukë Bytyçi ,Ismet Raci, Besim Dajaku,Bekim Kastrati,dhe të tjerë — ata që dikur i quanin “martirë të lirisë”. LDK-ja sot bën pazar për pushtet me ata që dikur i akuzonte si vrasës.
Ky koalicion në vazhdimsi ishte një goditje ndaj çdo idealizmi që ka mbijetuar në politikën kosovare. Në vend të drejtësisë, pasurimi i disa individëve është bërë qëllimi.
Për LDK-në, e kaluara nuk ka rëndësi — pasi çdo mundësi për pushtet është më e rëndësishme se çdo premtim për drejtësi.
Koalicioni i vazhdushem LDK-PDK është një tradhëti ndaj çdo kauze për të vërtetën. LDK-ja e shpalli betejën për drejtësinë dhe kundër krimit, por tani ka treguar se është pjesë e një koalicioni që e ka bërë drejtësinë negociueshme.
LDK-ja, që dikur ishte simbol i paqes dhe lirisë, sot ka shkelur mbi të gjitha ato ideale për t’u ulur me ata që dikur i quante armiq të lirisë. Pushteti dhe interesa personale janë gjithçka që i mbetet.
Kualicionet në mes këtyre dy partive ishin dhe do të mbeten më shumë se një marrëveshje për pushtet — është shenjë e një tradhëtie të thellë ndaj viktimave, të cilët nuk meritojnë të harrohen.
LDK-ja ka vdekur si parti e moralit dhe e drejtësisë — dhe ka lindur si një makinë për të ndarë pushtetin, pa asnjë turp.