40
Nëse dashuria do të qe ujë…!
Nëse dashuria do të qe ujë
do të të falja detin.
Jo vetëm dallgët e tij
por dhe qetësinë,mbas furtunës.
Thellësinë misterioze të tij.
Bregun që pret çdo kthim.
Do të jepja,çdo pikë,që di
si të të lehtësojë dhimbjet.
Si dallgët që përplasen,por lindin
përsëri.
Çdo perëndim të diellit,që pasqyrohet
tek ujrat që nuk pushojnë kurrë.
Dashuria e vërtetë,nuk ndalon
tek një njeri.
Rrjedh,derdhet,tek gjithçka
që të prek shpirtin.
Si deti,që nuk ndalon të jetë i madh
pa patur rëndësi,kush e arrin.
Deti,bukuri,kaltërsi,të zgjon ëndrrat,
të zbut zemrën,të dhurosh dashuri!!
Çerazela Kondi,19 Korrik,
2026,Athinë!!
