Home » Cerazela Kondi : Mosha nuk matet me vite!

Cerazela Kondi : Mosha nuk matet me vite!

nga World Ks

Mosha nuk matet me vite!

Jam në moshën e një gruaje

që mësoi të durojë sfidat e jetës.

Të buzëqeshë dhe kur gjithçka

përreth dhëmb.

Të dashurojë thellë,të vazhdojë

përpara,akoma dhe kur gjunjët

i dridhen.

Dhe kam,skam krahë,të fluturoj larg,nga ligësia e njerëzve.

Brënda meje,jeton akoma

ajo vajzë e vogël.

Ajo që beson te mrekullitë,

që preket nga më të thjeshtat.

Ajo që ëndërron,pa kërkuar

nga askush leje.

Jam shumë e madhe,të kthehem mbrapa.

në sa kaluan dhe humbën.

Por jam shumë e vogël

të ndaloj të shpresoj.

Të dashuroj jetën,të ndjek

ato që bëjnë zemrën të rrahi fort.

Sepse mosha,nuk matet me vite

Matet me ëndrra

që kurrë nuk braktisen!!

Çerazela Kondi,11 Qershor,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment