U mbajt mbledhja e dytë e KKSB-së në Komunën e Obiliqit
Në Komunën e Obiliqit është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Mbledhjen e udhëhoqi Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse diskutuan për gjendjen e sigurisë në komunë dhe çështje të tjera me rëndësi për komunitetin.
Komandanti i Stacionit Policor në Obiliq, Baron Murati, raportoi lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Obiliqit, sipas pikave të rendit të ditës:
1 Arsyetim për mungesat;
2 Gjendja e sigurisë në Komunën e Obiliqit;
3 Siguria në komunitet;
4 Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027;
5 Të ndryshme.
Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e qytetarëve, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë, si dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Komunës së Obiliqit.
Zyra për Informim, Obiliq.
