Home » Çerazela Kondi: DASHURIA E VËRTETË TEJKALON KOHË,PENGESA DHE VËSHTIRËSI!

Çerazela Kondi: DASHURIA E VËRTETË TEJKALON KOHË,PENGESA DHE VËSHTIRËSI!

nga World Ks

Rëfenjë!

Shumë kohë më parë në një fshat të bukur mes të kodrave,jetonte një vajzë e re me emrin Lina.

Lina ishte shumë e bukur,flokët e saj të zinj si nata i binin mbi supet e brishtë.

Sytë e saj, të thellë si burimet e maleve.

Bukuria e saj tërhiqte vëmëndjen e djemve të fshatit por ajo dashuronte një çoban të ri,Arbërin

i cili kish një zemër plot mirësi dhe i sjellshëm,por ishte i varfër.

Prindërit e vajzës,nuk donin të dëgjonin fare për atë dashuri.

I kishin dhënë fjalën një aristrokati në qytet të martonin Linën.

Një natë Vere,poshtë dritës të hënës, Lina dhe Arbëri,u takuan për herë të fundit,fshehur tek një pemë në cep të pyllit.

U puthën,qanë dhe u betuan që vetëm vdekja do ti ndante.

Linën e martuan me zor,kurse Arbëri morri malet dhe nuk e pa më kurrë.

Mbas një viti,tek pema që ishin takuar dy të dashuruarit,çeli lule.

Lule lila dhe plot aromë.

Por për çudi,lulet e saj çelinin një herë në shtatë vite.

Fshatarët,filluan të thonë që ajo pemë ishte shpirti i dashurisë së tyre,duke lënë të kuptohej që dashuria me lot dhe betime,nuk harrohet kurrë.

Lina nuk e dashuroi burrin e saj

aristrokat,megjithëse kishte të gjitha kushtet,ndjehej e burgosur në

E heshtur si gur varri,kalonte shumë kohë në dritare duke soditur natyrën dhe e zhytur në mendime.

I mungonte Arbëri,fshati,pema me lulet melankolike si shpirti i saj.

Bashkëshorti e kish kuptuar që

Lina nuk e donte dhe shpesh i thoshte..

Bashkëshorti e kish kuptuar që Lina nuk e donte,dhe shpesh herë

i thoshte…

– Do të doja që të më dashuroje sa gjysma e dashurisë që ke për Arbërin

Por Linda ulte,kokën mundohej të fshihte lotët.

Ishe shumë e dëshpëruar!

Thuhej që nëqoftëse në mesnatë,ulesh tek pema e dashurisë dhe pëshpërit një emër që ke në zemër,do të kuptosh nëse ajo dashuri,është shkruar në yjet e natës.

Papritur Lina u kthye në fshat,por jo e gjallë, e vdekur.

Zemra e saj,mërzitja,dhe mungesa e Arbërit,i mbushën shpirtin me maraz që i kushtoi jetën.

Tani asnjë dhe asgjë,nuk e ndalonte të ishte larg tij.

Dashuria e vërtetë tejkalon kohën dhe pengesat,zemrat me ndjenja të sinqerta,mbeten përgjithmonë të bashkuara,akoma dhe kur njerëzit mundohen ti ndajnë.

TASHMË LINA ISHTE E TIJ. MBAJTI BETIMIN QË I KISH DHËNË POSHTË PEMËS ME JARGAVANË,LULES MELANKOLIKE!!

AS VDEKJA SDO NA NDAJË!!

ÇERAZELA KONDI

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment