Kur i shihni duke reaguar kundër kësaj qeverie politikane si Vlora Çitaku apo Hykmete Bajrami, mos i harroni këto fakte:
Vlora Çitaku ishte një nga protagonistet e aferës “Pronto”, ministre në një qeveri të superkorruptuar dhe ambasadore partiake, ku me paratë tona ka lobuar për të shtyrë përpara procesin e ndarjes së Kosovës.
Ndërsa Hykmete Bajrami ishte dikur ministre e Tregtisë dhe Industrisë, pastaj ministre e Arsimit e në fund edhe ministre e Financave kur u vodhën 2 milionë euro nga Thesari i shtetit tonë. Një ish-ministre pa asnjë sukses, e cila nuk e ka problem të qeverisë bashkë me Listën Serbe.
Pra, kush janë këto dhe çfarë bëjnë, e dimë. Kosova nuk ka nevojë për riciklim të politikanëve të korruptuar dhe të dëshmuar që nuk dinë të punojnë për Kosovën.
Kjo duhet të kujtohet gjithmonë, sepse media dhe analistë partiakë po përpiqen të na shesin profile si këto si reformë e shpëtim për Kosovën.
