32
Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me Dorina Grezda, ushtruese e detyrës së drejtoreshës menaxhuese dhe menaxhere e Inkubatorit dhe Projekteve në Innovation Centre Kosovo (ICK), kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe ICK-së.
Ky bashkëpunim synon krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë e komunës, me fokus në zhvillimin e aftësive profesionale, orientimin në karrierë, inteligjencën artificiale, ndërmarrësinë, biznesin dhe financat.
Përmes këtij memorandumi synohet realizimi i aktiviteteve dhe trajnimeve që do t’i ndihmojnë të rinjtë të përgatiten më mirë për tregun e punës dhe zhvillimin profesional.
Zyra për Informim, Obiliq.
