18
Thonë që kush të do kthehet.
Por jo!
Kush pendohet kthehet.
Ai që ka frikë vetminë,kthehet.
Kush nuk gjen atë që kërkoi
mund të kthehet.
Kush të do vërtet,qëndron.
në ditë të mira dhe të këqija.
Në heshtjet,në mosmarrëveshjet
në furtunat e jetës.
Nuk ikën të tregojë vlerën e tij
por dobësi karakteri.
Dashuria,nuk është lodër largësie.
Dhe as provë durimi.
Kush ikën,ndoshta kuptoi
çfarë humbi.
Ndoshta jeta i tregon vlerën
e asaj që kishte,por nuk e vlerësoi.
Kush të do vërtet,qëndron.
Të luftojë,të flasi,të falë, të mundohet.
Vërtetimi më i madh i dashurisë
nuk është” u ktheva”
por që”nuk ika kurrë”
asnjë çast,larg teje!!
Çerazela Kondi,27 Gusht,
2026,Athinë!!
